Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Dështon marrëveshja! Sergio Ramos “heq dorë” nga blerja e Sevilla-s, uli ndjeshëm ofertën prej 450 milionë eurosh

Shkruar nga NEWSPORT
Dështon marrëveshja! Sergio Ramos “heq dorë” nga
Sergio Ramos - Sevilla

Marrëveshja për përfshirjen e Sergio Ramos në pronësinë e Sevilla-s duket se ka dështuar përfundimisht. Ish-mbrojtësi spanjoll dhe grupi i tij i investitorëve kishin planifikuar fillimisht blerjen e rreth 80% të aksioneve të klubit për afro 450 milionë euro.

Megjithatë, oferta u ndryshua më pas ndjeshëm, me propozimin e ri që parashikonte blerjen e më pak aksioneve dhe marrjen e kontrollit përmes një rritjeje kapitali. Ky ndryshim nuk u prit mirë nga aksionerët aktualë të Sevilla-s, të cilët vendosën të ndërpresin negociatat.

Drejtuesit e klubit spanjoll e konsiderojnë tashmë marrëveshjen të mbyllur pa sukses. Sevilla pritet të shqyrtojë alternativa të tjera për investitorë të mundshëm, ndërsa paralelisht po nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu