Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Vazhdon "magjia" e Flick, Barcelona njofton rinovimin me trajnerin gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vazhdon "magjia" e Flick, Barcelona njofton rinovimin me
Hansi Flick

Barcelona ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit dhe për 2 vitet e ardhshme me trajnerin Hansi Flick. Klubi katalanas ka publikuar dhe pamjet ku tekniku gjerman shfaqet krahas zëvendëspresidentit Rafa Yuste, teksa shkruan: "E ardhmja jonë është siguruar".

Puna e shkëlqyer me skuadrën që ka kulmuar me 5 trofe është shpërblimi që merr 61-vjeçari për të vazhduar me projektin që po korr frytet e veta.

Me Barcelonën, Flick numëron 114 ndeshje në pankinë, ku ka fituar 86 përballje, ka barazuar 10 dhe humbur 18 të tilla. Sa i takon golave të shënuar, katalanasin me gjermanin janë transformuar një "makineri", duke shënuar 315 gola, me një mesatare prej 2.8 për ndeshje. 

 
Poll

Lexo gjithashtu