Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ “Do të largohem nga Real Madrid”, Alvaro Arbeloa jep lamtumirën: U jam mirënjohës! Mourinho ka...

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Do të largohem nga Real Madrid”, Alvaro Arbeloa jep
Alvaro Arbeloa

Alvaro Arbeloa do të largohet nga drejtimi i Real Madrid. Është vetë trajneri spanjoll që e ka konfirmuar diçka të tillë në konferencën për shtyp para sfidës me Athletic Bilbao.

Tekniku spanjoll ka shprehur mirënjohjen e tij të madhe për të gjithë lojtarët dhe shpreson për një rikthim. Ndërkohë që ka thënë “dy fjalë” edhe për mundësit që Jose Mourinhon, i cili mund të jetë pasuesi i tij.

"Po largohem nga Real Madrid me një mirënjohje të madhe, pasi lojtarët më kanë bërë një njeri më të mirë dhe më kanë bërë të shijoj çdo ditë. Shpresoj të kthehem një ditë. Nuk do të qëndroj me trajnerin tjetër, nuk kam shans.

Por shpresoj të shihemi së shpejti, sigurisht. Mourinho ka staf fantastik trajnerësh, shumë të rrethuar mirë dhe nëse vjen, do ta bëjë këtë me njerëzit e tij, siç duhet të jetë. Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem me të”, tha Arbeloa.

Poll

Lexo gjithashtu