Jose Mourinho do t'i përvishet mirë punës pasi të firmosë me Real Madridin si trajneri i ri i klubit për 3 sezonet e ardhshme.
Pas një sezoni zhgënjyes dhe pa trofe, për të dytin vit radhazi, klubi merengues zgjodhi të rikthejë pikërisht teknikun portugez për t'i besuar ciklin e ri, aty ku priten ndryshime të rëndësishme në kontigjentin e skuadrës aktuale.
Një prej tyre është dhe mbrojtësi David Alaba, i cili do të ndajë rrugët me "Mbretërorët" në fundin e këtij sezoni. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare.
Me Realin, Alaba 131 paraqitje duke shënuar 5 gola dhe asistuar 9 të tjerë, teksa ka fituar dhe 11 trofe.
???? Gracias, @David_Alaba ???? pic.twitter.com/Hvk9aSd0o3
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 22, 2026
