Vedat Muriqi
Ka përfunduar java e 38-të dhe e fundit në La Liga. Barcelona kampione, nuk fitoi dot në transfertë kundër Valencias, 1 – 3, ndërsa sulmuesi Robert Lewandowski e mbylli kapitullin te katalanasit me gol.
Real Madrid fitoi mes 6 golash kundër Athletic Bilbao, 4 – 2 për “Galaktikët”. Mes shënuesëve nuk mungoi as Mbappe, duke fituar “Këpucën e Artë” për këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll, 25 gola.
Mallorca e Vedat Muriqit nuk “mbijetoi” (vendi i 18-të), pavarësisht fitores 3 – 0 karshi Real Oviedo. Muriqi shënoi, ama jo në gjendje për të kapur Mbappen.
Poll
