La Liga ka publikuar formacionin më të mirë të këtij sezoni 2025-26, që pritet të mbyllet mbrëmjen e sotme në sfidën mes Villareal dhe Atleticos.
Me një rreshtim 3-5-2, 11-shja nis nga porta me Joan Garcian, ndërsa në mbrojtje bëjnë pjesë Chavarria, Eric Garcia dhe Llorente.
Sa i takon mesfushës, ajo çfarë bie në sy është prezenca e Tchouameni, futbollisti i cili u përfol shumë te Reali për zënkën me shokun e skuadrës, Fede Valverden. Francezi ndodhet së bashku me Millan, Pedrin dhe Fermin.
“Treshja” e sulmit është kryefjala. Vedat Muriqi pozicionohet si 9-shi i këtij reparti, ndërsa krahët mbulohen nga Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Një sulm që do ta kishte zili çdo skuadër e që do t’i shkaktonte vërtetë probleme serioze mbrojtjeve kundërshtare.
