Barcelona ka kryer tashmë transferimin e parë në merkaton e verës, pasi ka arritur marrëveshjen me Newcastle për shërbimet e Anthony Gordon.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, katalanasit do të paguajnë për sulmuesin anglez 70 milionë euro fikse plus bonuset të cilat kapin shifrën e 80 milionë eurove në total.
Klubi ka planifikuar dhe testet mjekësore për 25-vjeçarin këtë javë, përpara se anglezi të nënshkruajë kontratën. Në këtë mënyrë, kampionët e La Liga-s mposhtin konkurrencën e Bayern Munich dhe klubeve të tjera të interesuara.
???????? BREAKING: Anthony Gordon to Barcelona, here we go! Official bid accepted now by Newcastle board and Saudi owners.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2026
€70m fixed fee plus add-ons to bring final package over €80m for #NUFC.
Gordon set to travel this week for medical and contract signing at FCB. ????????✈️ pic.twitter.com/TM1AORaeqz
