Për herë të parë që nga viti 2004, Florentino Perez nuk do të jetë më e vetmja kandidaturë që do të garojë për të qenë numri "një" i presidencës së Realit, pasi ky i fundit njoftoi për shpalljen e zgjedhjeve të reja krejt papritur një javë më parë.
Sipas mediave spanjolle, një tjetër kandidat i shfaqur së fundmi në prapaskenë është dhe ai i Enrique Riquelmes, i cili posedon 75% të aksioneve në kompaninë Cox Energy Group. Të enjten, ai ka informuar bordin zgjedhor lidhur me këtë vendim dhe po shfrytëzon në maksimum afatin për paraqitjen e kandidaturëve që përkon me datën 23 maj.
Riquelme po punon për të finalizuar një projekt që do t’i entuziazmojë anëtarët dhe do t’u lejojë atyre të konkurrojnë kundër Florentino Pérez, i cili e ka mbajtur këtë pozicion për një total prej 23 vitesh, 17 radhazi që nga zgjedhja e fundit.
Herën e fundit që Florentino Perez u përball me një votim nga anëtarët e klubit ishte në zgjedhjet e vitit 2004. Në atë rast, ai fitoi mandatin e tij të parë me një shumicë dërrmuese votash.
Procesi zgjedhor po ndikon në situatën e Mourinhos. Trajneri portugez shpreson të prezantohet zyrtarisht në fillim të javës së ardhshme, me kusht që të mos ketë kandidatë të tjerë përveç Florentino Perez.
