Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Reali "prish" marrëveshjen me Mourinhon?! Florentino Perez sfidohet në zgjedhje nga kandidatura misterioze

Shkruar nga NEWSPORT
Reali "prish" marrëveshjen me Mourinhon?! Florentino Perez
Foto ilustrim/ Enrique Riquelme, Jose Mourinho & Florentino Perez

Ditën e sotme pritej që Jose Mourinho të zyrtarizohej si trajneri i ri i Real Madridit. Pasi prej ditësh, mes tij dhe Florentino Perez u arrit dakordësia për t’u emëruar në stol, këtë të hënë ishte përcaktuar vetëm komunikata formale, diçka që ende s’është realizuar.

Shkak i kësaj “ngrirje” është bërë Enrique Riquelme, kandidati më i ri për presidentin e merengues, i cili njoftoi sot se do të garojë përballë Perez për numrin “një” të klubit.

Zgjedhjet priten të mbahen më 7 qershor dhe deri atëherë, fati i portugezit do të jetë “në ajër”, pasi duhet medoemos të qartësohet se kujt do t’i dorëzohen “çelësat” e Realit për vitet e ardhshme.

E nëse Perez, nuk ia del, Mourinho do të duhet të pres me ankth nëse do të ketë pëlqimin e udhëheqësit të ri për rikthimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu