Vedat Muriqi ka prekur jo pak me postimin e bërë publik në rrjetin e tij social në Instagram, aty ku zyrtarizon dhe fundin e ciklit me Mallorcan.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shprehu vlerësimin më të madh për skuadrën, duke ndarë momentet e bukura dhe ato të vështira që e "kalitën" në këtë rrugëtim. Po ashtu, Muriqi theksoi se pavarësisht rënies nga kategoria, Mallorca do ta gjejë rrugën si të rikthehet, aty ku e meriton të jetë.
Në 155 ndeshje të zhvilluara, 33-vjeçari shënoi 58 gola dhe kontribuoi me 12 asiste. Ai barazoi rekordin e legjendarit Samuel Eto, teksa ishte shumë pranë Këpucës së Artë në kampionatin spanjoll me 23 golat e shënuar, por pa ia dalë të mposhtë konkurrencën e Kylian Mbappe.
POSTIMI:
“Sot fjalët më dalin me vështirësi, sepse dhimbja dhe keqardhja që ju ndjeni, unë e ndjejë akoma më shumë në zemrën time.
Përgjatë këtij sezoni qeshëm së bashku, u vuajtëm së bashku. Jetuam kohë të vështira, por kurrë se humbëm besimin tek njëri-tjetri. Çdo ditë që kam shkelur në fushë, kam ndjerë përgjegjësinë për të mbrojtur këtë fanellë dhe të ndjeja mbështetjen tuaj pas meje më ka dhënë gjithmonë forcë.
Futbolli mund të bëhet ndonjëherë mizor. Por të gjithë që e njohin shpirtin e Mallorcas dinë vetëm një gjë: ky klub di si të ngrihet sërish. Dhe këtë e besoj me gjithë zemër.
Sot ndihemi të mërzitur, të lëndua, por kjo stemë do të rikthehet në vendin ku vërtetë e meriton. Spese historia e Mallorcas nuk ka qenë kurrë e shkruar të dorëzohet.
Faleminderit të gjithëve që ishin me mua në çdo hap”.
View this post on Instagram
