Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Fati u tregua “i padrejtë” me sulmuesin, numri “7” i jep lamtumirën Madridit! Të gjithë tifozët në lot

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fati u tregua “i padrejtë” me sulmuesin, numri
Vinicius dhe Antoine Griezmann

Pas 500 ndeshjesh, 212 golash, 100 asistesh dhe 3 trofesh me Atletico Madrid, sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka përshëndetur për herë të fundit tifozët e “El Colchoneros”.

Pas ndeshjes me Gironën në Madrid, numri “7” u vendos në qendër të stadiumit, ndërsa të pranishmit e duartrokitën. Në ekranet e "Metropolitano", u pasqyrua i gjithë rrugëtimi i Griezmann me Atleticon, aty ku partnerja e lojtarit dhe vetë protagonisti nuk mundën t’i mbanin lotët.

Dozat e emocionalitetit u përjetuan edhe te tifozët, të prekur dhe me lotë në sy. Edhe pse kaloi kohë të gjatë me Atletico Madrid, transalpini nuk e fitoi kurrë La Liga-n apo Champions League, pavarësisht klasit dhe kontributit të “çmuar” për ekipin madrilen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nova Sport (@novasport_tv)

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

 

Poll

Lexo gjithashtu