Redon Xhixha
Sulmuesi Redon Xhixha, po përjeton ditët e fundit të kontratës me Tiranën, 3 ditë larg nga skadimin i saj dhe nuk dihet nëse do të ketë rinovim të bashkëpunimit mes lojtarit dhe klubit bardheblu.
Edhe pse iu bashku Tiranës vetëm ne merkaton e dimrit, Xhixha ka dhënë kontribut të çmuar me 5 gola e 3 asiste, ku u arrit objektivi për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Në një “story” të radhës, sulmuesi nga Laçi, ka postuar kërkesën e gazetarit sportiv Jurgen Zela, i cili i shkruan: “Ato fanelat ku i le?”, shoqëruar me emojin duke qeshur.
Xhixha vlen 300 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa vlerësohet si një nga sulmuesit më rezultativ jo vetëm te Tirana, por edhe në Superiore.
"Story" i Xhixhës
Poll
