Vincenzo Italiano dhe Antonio Conte
Aurelio De Laurentiis ka marrë vendimin se kush do të drejtojë Napolin nga stoli për sezonin e ardhshëm.
Pasi njoftoi “divorcin” me Antonio Conten, numri “një” i klubit ka zgjedhur t’i besojë këtë pozicion Vincenzo Italianos, trajnerit aktual të Bolognas. Mediat italiane raportojnë se këtë mëngjes, palët janë takuar në Romë, aty ku është arritur edhe dakordësia.
Mbetet vetëm për t’u dhënë dorëheqja e Italianos që më pas të marrë “frerët” e napoletanëve. Kujtojmë se 48-vjeçari ka qenë më parë dhe objektiv i Milanit për të marrë drejtimin e kuqezinjve që në verën e kaluar, por drejtuesit zgjodhën t’i besojnë Max Allegrit, i shkarkuar pas një sezoni të dëshuar me “Djallin”.
Poll
