Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

45 milionë euro nga klubi i Superligës, francezi i “gatshëm” të braktisë Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
45 milionë euro nga klubi i Superligës, francezi i
Tchouameni, Camavinga dhe Mbappe

Eduardo Camavinga është kthyer në të padëshiruar te Real Madrid, që prej kartonit të kuq të marrë përballë Bayern Munich në Champions League. Madje, performancat e tij këtë sezon s’kanë qenë aspak në nivelin e duhur.

Në këto kushte, klubi madrilen po mendon një revolucion në repartin e mesfushës, duke përfshirë këtu edhe largimin e 23-vjeçarit. Megjithatë, për këtë të fundit nuk mungojnë të interesuarit, ku më seriozi është nga Superliga turke.

Klubi i Galatasaray është gati të paguajë deri në 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit. Real Madrid do ta jepte “dritën jeshile” për një shumë të tillë, por vetë futbollisti ende nuk ka vendosur, i cili pëlqen edhe Premier League angleze

Poll

Lexo gjithashtu