Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Surpriza në sulmin e Portugalisë, Spanja mbetet "stoike" në përzgjedhjet! Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
Surpriza në sulmin e Portugalisë, Spanja mbetet "stoike"
Portugali - Spanjë

Duke filluar prej orës 21:00, sytë e të gjithëve do të "stakohen" tek dueli mes Portugalisë dhe Spanjës. Dy skuadrat do të zbresin në fushë në kuadër të raundit të 1/8-tave, me synimin për të prekur çerekfinalen. 

Nga stadiumi "AT&T", dy trajnerët Roberto Martinez dhe Luis de la Fuente, kanë "skicuar" zgjedhjet e tyre për të tentuar këtë objektiv. Në radhët e portugezëve, bie në sy ndryshimi në linjën e sulmit, ku Raphael Leao e nis sërish nga stoli, ndërsa rimerr pozitën e titullarit Joao Felix.

Sakaq, për "Furinë e Kuqe", nuk ka asnjë ndryshim, me trajnerin që i qëndron stoik zgjedhjeve të tij duke mbajtur të njëjtin formacion si në ndeshjet e para.

Surpriza në sulmin e Portugalisë, Spanja mbetet "stoike"
Formacionet zyrtare: Portugali - Spanjë

 

Poll

Lexo gjithashtu