Anglia mposhti Meksikën me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tat e Kupës së Botës, duke siguruar dhe kualifikimin për në çerekfinale, aty ku do të përballen me Norvegjinë.
Në këtë rrugëtim drejt trofeut që po vazhdon për “Tre Luanët”, duket se njëri prej tyre do ta lë atë në mes, për shkak të një dëmtimi të ardhur në mënyrë krejt të pazakontë.
Bëhet fjalë për Jordan Henderson, i cili është paraqitur në vetëm një ndeshje, atë me Panamanë në fazën e grupeve, por që ka qenë pjesë e listës së trajnerit Thomas Tuchel.
Jordan Henderson is set to play no further part in the World Cup as he needs surgery on the freak wrist injury he suffered in England’s last 16 victory over Mexico.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 6, 2026
The Brentford midfielder landed awkwardly as he slipped while climbing over the advertising hoardings during the… pic.twitter.com/EBcwp335g9
Gjatë tentativës për të kaluar një baner të vendosur në fushë, 36-vjeçari ka bërë një lëvizje të pamenduar mirë duke u hedhur e për pasojë bie në tokë duke dëmtuar gjurin e majtë. Si rrjedhojë, pas verifikimit të situatës nga stafi mjekësor, rezultoi që shkalla e dëmtimit është e konsiderueshme ndaj dhe kjo Kupë Bote për Henderson quhet praktikisht e përfunduar.
????The moment Jordan Henderson broke his arm during Englands Celebrations pic.twitter.com/64wSNZVipe
— Kalshi Footy (@KalshiFooty) July 6, 2026
