Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Te 5 herë kampionët e Botës “qajnë” penalltinë e humbur, Vinicius “ia plas në fytyrë” trajnerit: Ishte vendimi i Ancelottit

Shkruar nga NEWSPORT
Te 5 herë kampionët e Botës “qajnë”
Ancelotti dhe Vinicius

U duk se gjithçka po shkonte mirë për Brazilin kundër Norvegjisë në faznë e 1/16-ave të Kupës së Botës, por minuta e 14-të ndryshojë “pllakën”.

Mesfushori Bruno Guimaraes kishte shansin për t’i dhënë epërsinë “Seleçaos”, por gaboi nga penallti. Pikërisht ky episod i dha tjetër udhë ndeshjes.

Në zonën e prononcimeve, sulmuesi Vinicius, ka reaguar për këtë temë: “Ishte vendimi i Ancelottit për t’i dhënë penalltinë Brunos. Trajneri zgjedh se kush do të godas përpara.

Ai zgjodhi Brunon. Unë kurrë nuk isha egoist, kurrë nuk doja të isha golashënuesi më i mirë i kompeticionit, dhe kjo është arsyeja pse Bruno e mori atë.

Shumë njerëz do të thonë se nuk doja ta merrja, por nuk u fsheha kurrë. Unë marr penallti për Real Madridin kur trajneri më zgjedh mua”.  

Poll

Lexo gjithashtu