Haaland dhe Mbappe
Përballja Brazil – Norvegji, demostroi nivel të lartë në fushën e blertë nga të dyja kampet, por ishin “Nordikët” ata që dolën fitimtarë dhe siguruan avancimin për në fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026.
Norvegjia fitoi 2 – 1, ndërsa dueli u vendos nga dopieta e sulmuesit Erling Haaland. Federata Franceze e Futbollit ka postuar në rrjetet sociale pamjet ku ekipi i Deschamps ishte duke ndjekur sfidën Brazil – Norvegji, aty ku evidentohet edhe Mbappe.
Shanset që Mbappe të “përplaset” me Haaland janë vetëm nëse të dyja kombëtaret arrijnë deri në finale. Gara për golashënues mes protagonistëve është e “ethshme”, me nga 7 finalizime secili.
View this post on Instagram
Poll
