Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Plas SKANDALI në Kupën e Botës, shkak “binomi” Trump-FIFA! Reagon ashpër edhe UEFA për “lojën e pisët”  

Shkruar nga NEWSPORT
Plas SKANDALI në Kupën e Botës, shkak “binomi”
Gianni Infantino dhe Donald Trump

SHBA do të zbres në fushë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm (ora lokale në Shqipëri) kundër Belgjikës, faza e 1/8-ave në Kupën e Botës 2026.

Detaji që ka shokuar mbarë opinionin sportiv dhe më gjerë është vendimi i fundit nga FIFA. Pasi sulmuesi kryesor i SHBA-së, Folarin Balogun mori karton të kuq karshi Bosnjes, institucioni më i rëndësishëm në futbollit botëror, ka vendosur për anulimin e kartonit.

Kjo qasje, i jep mundësi lojtarit amerikan të jetë gati, pavarësisht se një “skenë” e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Shkohet më tej, se FIFA ka pezulluar arbitrin e ndeshjes SHBA - Bosnje për këtë gabim në “lupën” e saj. Për t’i “trazuar” akoma më shumë gjërat, ka menduar presidenti Donald Trump.

Në platformën “Social Truth”, 80-vjeçari është shprehur “lirshëm”: “Falëminderit FIFA-s që bëtë gjënë e duhur dhe përmbysët një padrejtësi të madhe!”.

UEFA nuk ka qendruara “duarkryq” për këtë çështje, e cila po përhapet me shpejtësi. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian është treguar i ashpër për manovra të tilla, të cilat po luhen nën “rrogozë” mes FIFA-s dhe presidentit Trump.

Kur siguria e rregullave nuk garantohet më nga mbrojtësit e saj, integriteti i lojës është në rrezik dhe besueshmëria e një gare minohet. Po kështu, një vendim i tillë krijon një precedent në turneun në vazhdim, ku situata të ngjashme tani do të kërkojnë një trajtim të barabartë, në dëm të garës.

Futbolli është sporti më i dashur në botë, sepse është një lojë e bukur dhe i besohet, sepse luhet kudo me të njëjtat ligje. Një turne nuk është kurrë një sport i pavarur dhe, nëse turneu në fjalë është Kupa e Botës, ai ka fuqinë të sjellë pasoja pozitive ose negative në lojën në tërësi. Shprehim mosbesimin tonë ndaj një vendimi kaq të pashembullt, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, shkrimi i UEFA-s.       

Poll

Lexo gjithashtu