Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

John Stones i vetofrohet Interit, zikaltërit në mëdyshje për anglezin

Shkruar nga NEWSPORT
John Stones i vetofrohet Interit, zikaltërit në mëdyshje për
John Stones

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe atyre angleze, përfaqësuesit e John Stones i kanë ofruar Interit lojtarin e tyre. Mbrojtësi anglez do të largohet nga Manchester City si lojtar i ri.

Zikaltërit duket se janë në mëdyshje për transferimin e tij për asyet e moshës dhe pagës. Italianët janë në kërkim të një mbrojtësi të ri në moshë dhe një alternativë e mirë është Trevor Chalobah, për 26-vjeçarin Chelsea kërkon 30 milionë euro.

Arsyeja e dytë është dhe paga e tij e lartë që përfiton tek klubi anglez. Stones ka një pagë që për nivelin e Serie A është mjaft i kripur dhe për Interin janë në mëdyshje nëse forma e tij do të justifikojë pagën. Për Stones ka interesim edhe nga Juventus, Milan dhe Napoli.

Poll

Lexo gjithashtu