Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Mposhti i vetëm Brazilin, ish-sulmuesi i Milanit “fryhet” para Haaland: Isha lojtar më i kompletuar! Në 2 raste, shënoja 3 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti i vetëm Brazilin, ish-sulmuesi i Milanit “fryhet” para
Ibrahimovic, Ronaldinho dhe Haaland

Ndërsa Kupa e Botës 2026 është futur në fazë të “nxehtë”, aty ku nuk mungojnë surprizat, ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka befasuar jo pak me deklaratën krahasuese mes tij dhe Erling Haaland.

“Bisha” norvegjeze, së fundmi mposhti i vetëm Brazilin, duke shënuar golat e fitores dhe nxjerrë jashtë kompeticionit 5 herë kampionët e Botës. “Isha një lojtar më i kompletuar se ai. Nëse Haaland ka dy raste, ai shënon dy gola. Nëse unë kisha dy raste, do të shënoja tre.

Ai është një golashënues i jashtëzakonshëm, por unë mund të krijoja, dribloja, pasoja dhe të shënoja nga kudo. Ky është ndryshimi. Haaland duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur nivelin e jashtëzakonshëm ku isha unë”, opinioni i Ibrahimovic.

Ibra ka luajtur në klubet elitare te Italisë si Juventus, Inter e Milan, pa harruar eksperiencat profesionale te Barcelona, PSG apo Manchester United.      

Poll

Lexo gjithashtu