Ndeshja e shumëpritur e fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës 2026 ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës do të ketë një arbitër kryesor mjaft të njohur në arenën ndërkombëtare. FIFA ka deleguar anglezin Anthony Taylor për të vendosur drejtësi në këtë përballje.
Taylor, i cili është pjesë e listës së arbitrave të FIFA-s që prej vitit 2013, do të ndihmohet në këtë takim nga asistentët e tij bashkëkombës, Gary Besëick dhe Adam Nunn. Ndërkohë roli i arbitrit të katërt i është besuar gjermanit Felix Zëayer.
Kjo ndeshje shënon një përballje direkte të rëndësishme mes dy kombëtareve, megjithatë Anthony Taylor nuk ka arbitruar më parë një ndeshje zyrtare ku Portugalia dhe Spanja janë përballur me njëra tjetrën. Arbitri anglez është bërë shpesh protagonist në ndeshjet e këtyre ekipeve në mënyrë të ndarë siç ishte rasti i penalltisë së padhënë në favor të Gjermanisë në çerekfinalen ndaj Spanjës në Euro 2024, apo disfata e Portugalisë 2-4 përballë Gjermanisë në Euro 2020.
????????| OFFICIAL: Anthony Taylor will referee the ???????????????????????????????? ???????? ???????????????????? game! ???????????????????????????????? pic.twitter.com/EI9NNFHgOS
— CentreGoals. (@centregoals) July 4, 2026
