Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Portugalia “transformohet” taktikisht para Spanjës, “zbulohet” plani i trajnerit Martinez për të kapur “mat” Yamal me shokë

Shkruar nga NEWSPORT
Portugalia “transformohet” taktikisht para Spanjës,
Cristiano Ronaldo dhe Roberto Martinez

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga nisja e ndeshjes Portugali – Spanjë, e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026, mediumi “beinsports.fr”, ka publikuar formacionin e mundshëm dhe qasjen taktike që mund të ketë ekipi i drejtuar nga Roberto Martinez.

Në portë nuk ka asnjë ndryshim, Costa, sikurse prapavija me Mendes-Veiga-Dias-Cancelo. Në krahasim me sistemin 4-2-3-1, ashtu siç luzitanët ishin rreshtuar kundrejt Kroacisë, sipas mediumit në fjalë do të ketë qasje me 4-3-3.

“Çelësat” e mesfushës nuk do i ketë Bruno Fernandes, por Vitinha, ndërsa mesfushori i Manchester United dhe Joao Neves do ndihmojnë nga krahët.

Leao pritet ta nis nga minuta e parë, madje i gjithë fokusi do jetë në linjën e tijë, teksa qëllimi i Martinez është të shfrytëzojë shpejtësin e anësoit të Milanit. Neto do ketë detyra të “përziera” në krahu tjetër, jo vetëm shtytëse. Përsa i takon Cristiano Ronaldos, 41-vjeçari nuk pritet të “preket”, nga profili i udhëheqësit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by beIN SPORTS FRANCE (@beinsports_fr)

Poll

Lexo gjithashtu