Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ 5 gola, karton i kuq dhe “magjistari” Bellingham, Anglia “thyen” Meksikën në stadiumin “Azteca”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola, karton i kuq dhe “magjistari” Bellingham, Anglia
Meksikë - Angli

Përballja Meksikë – Angli, i ka pasur të gjitha, e përfunduar 3 – 2 për “Tre Luanët”. “Magjistari” Bellingham “tronditi” Meksikën me 2 gola brenda 2 minutash, konkretisht 36’ dhe 38’.

Reagimi i “Azteca” nuk vonoi, ngushtimi i përkohshëm i rezultatit me Quinones (42’). Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, dalja me karton të kuq nga anglezi Quansah prishi ekuilibrat.

Çuditërisht “Tre Luanët” shënuan disa minuta më vonë me Harry Kane, pasi fituan penallti me Gordon. Në minutën e 69-të, Raul Gimenez finalizoi për Meksikën nga 11-metërshi dhe hapi “llogaritë”. Megjiathtë, Anglia rezistoi dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Sfida u mbajt në stadiumin ikonik “Azteca” të Meksikës.      

GOLAT E NDESHJES

Poll

Lexo gjithashtu