Rafael Leao duket se është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike. Në një deklaratë të ylli portugez, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t'u larguar nga Serie A dhe për të testuar veten në kampionate të tjera të mëdha.
Leao ka deklaruar se kërkon një sfidë të re jashtë kampionatit italian, duke thënë se ndjek Premier League me shumë vëmendje dhe se do të ishte shumë i lumtur nëse do të kishte mundësinë të luante atje ose në La Liga, ku beson se talenti i tij do të shkëlqente më shumë.
Futbollisti shprehu pakënaqësi për mënyrën se si është përdorur në fushë, duke theksuar se nuk mendon që ekipi e ka vendosur në pozicionin e duhur për të bërë diferencën gjatë këtij sezoni.
Leao pranoi se e ka mbyllur sezonin shumë të lodhur, pasi ka luajtur për 4-5 muaj me dëmtim, duke u ndikuar edhe nga vendosja e tij në një pozicion jo ideal në fushë. Këto deklarata të forta hapin rrugën për spekulime të shumta lidhur me të ardhmen e portugezit.
