Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Superiores i bashkohet dhimbjes së ish-trajnerit, mesazh ngushëllimi për “arkitektin” italian

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Superiores i bashkohet dhimbjes së ish-trajnerit, mesazh
Abissnet Superiore në zi

Klubi i Laçit përmes “story”-t në rrjetin social Instagram, i ka shprehur ngushëllimet ish-trajnerit Francesco Moriero, të cilit i ka ndërruar jetë babai.

“KF Laçi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Mister Moriero për humbjen e babait të tij. U prehtë në paqe”, shkruan klubi kurbinas.

Moriero ka drejtuar Laçin në sezonin 2024-2025, pa ndonjë “bujë” të madhe, e përkthyer me 9 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje. Aventura e fundit profesionale për 57-vjeçarin italian ishte Flamurtari në Superiore, pa lënë “gjurmë”.   

Klubi i Superiores i bashkohet dhimbjes së ish-trajnerit, mesazh
"Story" i klubit të Laçit

 

Poll

Lexo gjithashtu