Juventus është futur seriozisht në garë për shërbimet e sulmuesit 30-vjeçar, Alexander Sorloth. Ky i fundit shihet si i duhuri nga trajneri Spalletti dhe drejtuesit, për t’i besuar golat se sezonit të ardhshëm.
Kontrata e norvegjezit me Atletico Madrid përfundon në vitin 2028, por “Zonja e Vjetër” ka një tjetër plan. Juventus pretendon një shkëmbim “kokë më kokë” mes Nico Gonzalez dhe sulmuesit Sorloth.
Kujtojmë se Gonzalez këtë sezon luajti në formë huazimi nga Juventus te Atletico Madrid, ndërsa kjo formulë transferimi është e vlefshme deri në fund të qershorit.
Simeone dhe stafi i madrilenëve janë të kënaqur nga Nico Gonzalez dhe do të preferonin ta mbanin si pjesë të organikës. Kështu, Juve do të kishte mundësinë për të transferuar të dëshiruarin, Alexander Sorloth.
