Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kërkesa të larta financiare, Juventus heq dorë nga titullari i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkesa të larta financiare, Juventus heq dorë nga titullari i
Dusan Vlahovic

Një postim i publikuar së fundmi nga gazetari i njohur për çështjet e merkatos Fabrizio Romano ka nxitur diskutime të shumta rreth të ardhmes së sulmuesit serb Dusan Vlahovic. Sipas informacionit të shpërndarë në postim, Vlahovic mund të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e klubit italian kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur sulmuesin në Torino, por negociatat për rinovimin e kontratës janë vështirësuar për shkak të kërkesave financiare të lojtarit. Gjithashtu thuhet se në kushtet aktuale të pagës, Vlahovic nuk pritet të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Klubet e mëdha evropiane pritet të monitorojnë situatën e tij, duke qenë se Vlahovic mbetet një nga sulmuesit më të vlerësuar në treg. Por edhe në këtë rast sulmuesi serb duhet të bëjë sakrifica ekonomike, pasi kërkesa e tij 9 milionë euro duket shumë e lartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu