Cristian Chivu
Inter ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit serb Aleksandar Stankovic, pas aventurës mjaft të mirë me Clube Brugge nga ku ishte i huazuar.
20-vjeçari, i cili është djali i ish-legjendës së klubit Dejan Stankovic, rikthehet në Milano për të dhënë maksimumin tek klubi zikaltër dhe për të treguar vlerat e fituara.
Klubi zikaltër beson se Stankovic është një nga talentet më premtuese të akademisë dhe rikthimi i tij shihet si një investim për të ardhmen.
Mbetet të shihet nëse Stankovic do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga Christian Chivu, nga ku ky i fundit ka qënë shok skuadre me Dejan Stankovic.
Poll
