Kalendari i sezonit të ardhshëm të Serie A do të prezantohet orët në vijim dhe në më pak se një muaj do të fillojë zyrtarisht edhe merkato verore. Mirëpo, situata te Milan është tepër alarmante.
Klubi kuqezi është momentalisht pa trajner, drejtor sportiv dhe pa drejtor ekzekutiv. Kjo vonesë e konsiderueshme po ngre shumë dyshime mbi projektin e ri të kuqezinjve, të udhëhequr nga presidenti Gerry Cardinale dhe këshilltari i RedBird, Zlatan Ibrahimovic.
Revolucioni supozohej të kishte nisur që javën e shkuar, por trajneri Iraola u prezantua te Liverpool ndërsa Xavi nuk ka shfaqur intersim deri më tani. Megjithatë, sipas raportimeve nga Italia, Cardinale dhe Ibrahimovic janë të bindur që do ta emërojnë trajnerin e ri deri më 10 qershor.
Një nag emrat e tjera që po përflitet shumë është edhe ai i Oliver Glasner, i cili pati sukses me Crystal Palace duke fituar trofeun e UEFA Conference League. Por, situata aktuale e Milanit, nuk bind asnjë trajner.
