Superliga turke
Domenico Tedesco është trajneri i ri i Bolognas. Pasi mbylli aventurën e tij me Fenerbahcen në Superligën turke, tekniku 40-vjeçar ka vendosur të nisë një të re në Serie A italiane.
Me klubin e ri, Tedesco ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Pra kjo firmë do ta mbajë të lidhur italianin me Bolognan deri në verën e vitit 2028. Ndërsa vlen të theksohet se është hera e parë që Tedesco drejton një ekip italian.
Më herët, 40-vjeçari ka qenë trajner i Fenerbahces, Belgjikës, Leipzig dhe Spartak Moskës. Gjitashthu ka drejtuar edhe skuadra si Schalke 04, Hoffenheim U19 dhe Stuttgart U17.
Poll
