Trimror Selimi
Sulmuesi i majtë, Trimror Selimi ka marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi i Deçiçit të Tuzit, pas një sezoni me ekipin shqiptar nga Mali i Zi.
25-vjeçari nga Kosova, e ka nisur karrierën te moshat e Prishtinës, derisa u integrua në ekipin e parë të prishtinalive. Në verën e vitit 2024, sulmuesi nga Podujeva iu bashkua Flamurtarit, i ardhur me bujë prej Llapit.
Te vlonjatët, Trimror Selimi zhvilloi 18 paraqitje, e përkthyer me 3 gola në segmentin e 569 minutave. Tashmë, pritet se kush do jetë destinacioni i ri për shqiptarin e Kosovës.
Poll
