Pak ditë më parë, Raphael Leao komunikoi dëshirën për t’u larguar nga Milani, pas një sezoni tjetër plot zhgënjime që u faturua me një mungesë kualifikimi në Champions League.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur që të nxjerrin edhe në shitje sulmuesin portugez. Siç raporton “Milannews.it”, kuqezinjtë janë të shesin për shumën e 11.2 milionë eurove. Një shifër e rënë në mënyrë drastike, pasi klauzola e 26-vjeçarit shkruante për 175 milionë të tillë, kur u firmos kontrata e fundit për rinovim.
Për Leaon, ka interes nga Turqia dhe në ditët në vazhdim do të ketë një panoramë më të qartë se çfarë do të ndodhë me lojtarin, i cili u konsiderua si “basti” i Paolo Maldinit, legjendës së Milanit që e afroi nga Lille.
???????????????????????????????? ????????????????, ???????????????????? ???????????? ???????? ???????????????????????????? ????' ???????????????????? ???????????????????????????????????????????? pic.twitter.com/XThfx0UHYD
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 1, 2026
