Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan “kapet” në befasi, sulmuesi “zyrtarizon” largimin nga kuqezinjtë: Kam bërë më të mirën, ndjej se...

Shkruar nga NEWSPORT
Milan “kapet” në befasi, sulmuesi “zyrtarizon”
Christian Pulisic dhe Raphael Leao

Raphael Leao ka vendosur të largohet përfundimisht nga Milani. Sulmuesi portugez ka “zyrtarizuar” vetë personalisht këtë zgjedhje të tijën, duke i hapur rrugë divorcit pas 7 sezonesh me fanellën kuqezi.

Në një intervistë të dhënë për televizionin poortugez “Sport Tv Portugal”, Leao ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re në karrierë.

“Jam krenar që kam bërë historinë me Milanin, por dua një kapitull të ri. Ndjej se jam i gatshëm të luaj në një tjetër kampionat. Kam bërë më të mirën për ekipin, por është koha për të provuar një tjetër sfidë”, ishin fjalët e portugezit.

Që prej ardhjes në verën e vitit 2019, Leao numëron plot 291 prezenca, teksa ka shënuar 80 gola dhe ka kontribuar po ashtu me 65 asiste. Me Milanin, ia ka dalë të fitojë një titull kampion në sezonin 2021-22, si dhe një Superkupë të Italisë në sezonin 2024-25. 

Poll

Lexo gjithashtu