Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTOLAJM/ Tifozët e Milan zbarkojnë në “shtëpinë” e presidentit të klubit, shpalosin mesazhin: Shpëtoni ekipin dhe Cardinale jashtë!

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Tifozët e Milan zbarkojnë në
Banditi Curva Sud - Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të pritur kompeticionin madhor, Kupën e Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. Mirëpo, vëmendjen kryesore e ka marrë SHBA, falë një veprimi të bërë së fundmi nga tifozët e Milan.

Në një nga ekranet e mëdha në sheshin e famshëm “Time Square” të New York, tifozët e Milanit kanë sulmuar publikisht presidentin e klubit, amerikanin Gerry Cardinale. Pikërisht në një prej ekraneve, është shfaqur një mesazh anti-Cardinale.

“Shpëtoni Milanin dhe Cardinale jashtë”, ishte mesazhi që u shfaq. Një “sms” i qartë nga tifozët kuqezi, të cilët duket se nuk e duan kupolën drejtuese aktuale, marrë shkas këtu edhe dështimin për të siguruar një vend në UEFA Champions League.  

FOTOLAJM/ Tifozët e Milan zbarkojnë në
Mesazhi i tifozëve të Milanit në "Time Square"

 

Poll

Lexo gjithashtu