Është vetëm 21-vjeçe dhe po ndjek momentalisht pasionin e saj si arbitre në Spanjë. Carla Garcia Alarcon po kthehet në kryefjalën e ditës në mediat rozë, kjo për shkak të sikletit që i duhet të përjetojë vazhdimisht nga lojtarët.
Siç ajo deklaron, shumë futbollistë i dërgojnë mesazhe private pas ndeshjeve ku ajo vendos drejtësi dhe një situatë e tillë është kthyer në shqetësim për Alarcon.
“Marr shumë mesazhe të tipit; gjykove mirë ose nuk ishte për të kuq, madje dhe në disa raste më pyesin se si ata paraqiten në fushën e lojës. Ka dhe nga ata që flirtojnë me mua gjatë ndeshjes”, shprehet arbitrja e re.
Megjithatë, duke reflektuar dhe galerinë e fotove që Carla poston në rrjetet sociale, mund të kuptohet deri diku dhe “mania” e lartë e kërkesave që vijnë furishëm drejt 21-vjeçares.
La joven árbitra española Carla García Alarcón, reveló que muchos futbolistas le escriben mensajes privados después de los partidos que dirige.
— Motivaciones Fútbol (@MotivacionesF) May 27, 2026
Apenas tiene 21 años y explicó que los jugadores suelen buscarla después de los partidos: “mi nombre completo aparece en el marcador y… pic.twitter.com/FUGQSL01fA
