Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Mungon vetëm "firma" mbi kontratë, Mourinho rikthehet te Real Madrid pas 14 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Mungon vetëm "firma" mbi kontratë, Mourinho
Jose Mourinho

Jose Mourinho do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i Real Madridit për sezonin e ardhshëm 2026-27. Tekniku portugez ka rënë dakord për të gjitha kushtet si dhe propozimin e bërë nga presidenti i klubit, Florentino Perez dhe do të ulet në stolin e "Mbretërorëve" për të pasuar Alvaro Arbeloan.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizo Romano i cili përmes shprehjes së tij të bërë virale "HERE WE GO" që përkthehet në shqip: Ja ku po shkojmë, "zyrtarizon" kalimin e Mourinhos tek skuadra madrilene.

Bëhet fjalë për një kontratë dy-vjeçare e cila është pranuar nga vetë Mourinho që pritet të udhëtojë drejt Madridit pas ndeshjes së fundit që Reali do të luajë në kampionat përballë Athletic Bilbaos. 

Kjo do të jetë "aventura" e dytë e 63-vjeçarit në stolin e 36 herë kampionëve të Spanjës, që kur u largua pas sezonit 2012-13. Me Realin, "The Special One" numëron 128 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje, me një mesatare të frikshme fitoresh prej 71.9%. 

Poll

Lexo gjithashtu