Laci
Khalil Taleb nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Laçit. Mesfushori 21-vjeçar shqiptaro-egjiptian, ka vendosur që të mbyllë aventurën me kurbinasit pas titullit kampion në Kategorinë e Parë.
“Nga sot, pas 3 vitesh, nuk do të jem më pjesë e Laçit. Faleminderit presidentit, drejtuesve, stafit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve për mbështetjen dhe momentet e kaluara së bashku. Ju uroj suksese në vazhdim”, shkruan mbrojtësi i majtë.
Tashmë, Kaleb është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve dhe “okazion” për klubet në Shqipëri. Kujtojmë se mbrojtësi u bashkua me “bardhezinjtë” në gusht të vitit 2023.
Story i Khalil Kaleb
Poll
