Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rrezik për derbi shqiptarësh! Vllaznia në Conference League si favorite, Elbasani me Dinamo në krahun tjetër, mësohen kundërshtarët e mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezik për derbi shqiptarësh! Vllaznia në Conference League si
Foto ilustruese

Egnatia po përgatitet për pjesëmarrjen e tretë radhazi në Champions League, ndërsa Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani do të përfaqësojnë Shqipërinë në Conference League.

Klubet shqiptare tashmë kanë një panoramë më të qartë të kundërshtarëve të mundshëm në turet e para europiane. Vllaznia paraqitet në pozitën më të favorshme falë koeficientit të lartë, që e vendos në vazon e skuadrave favorite në turin e parë.

Megjithatë, edhe në vazon tjetër gjenden kundërshtarë të vështirë si Velez Mostar, Liepaja, Stjarnan dhe Malisheva, që mund ta komplikojnë rrugëtimin e shkodranëve. Dinamo dhe Elbasani ndodhen në vazon e ekipeve jofavorite dhe do të synojnë të shmangin përballjet e forta që në raundin e parë.

Ballkani, Shkëndija, Deçiq, si dhe skuadra si RFS, Astana, Zalgiris dhe Pyunik konsiderohen mes kundërshtarëve më delikatë për dy klubet shqiptare.

Rrezik për derbi shqiptarësh! Vllaznia në Conference League si
Ekipet favorite dhe jofavorite

 

Poll

Lexo gjithashtu