Stadiumi "Arena e Demave" dhe Gaz Demi
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit tregon investimin e FSHF-së që ka nisur në stadiumit “Arena e Demave”. Për këtë risi në impiantin e klubit kryeqytetas, ka reaguar edhe presidenti i “Demave të Kuq”, Gaz Demi:
“Nga rrugët pa adresë tek adresa më moderne e futbollit në Ballkan. Partizani nuk është më shtegtar… ekipi i Partizanit është në shtëpi.
Mirësevini në të ardhmen!” Ky investim i madh nga FSHF-ja përkon me Kampionatin Europian U-21 i vitit 2027, i cili do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë, e ku stadiumi i Partizanit do të jetë mikëpritës.
Poll
