Sokol dhe Simon Uldedaj
Pjesë e akademisë së Vllaznisë, binjakët Sokol dhe Simon Uldedaj kanë befasuar në turneun e mbajtur nga gjigantët e Dinamo Zagreb.
Aftësitë e dyshes kanë bërë të “afeksinohet” edhe legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, i cili mban pozitën e presidentit te Dinamo Zagreb.
Sokoli mban profilin e sulmuesit të djathtë, kurse Simoni si mbrojtësi krahu. Interpretimi i lojës prej binjakëve vlerësohet tej mase nga specialistët e futbollit, jo vetëm në vendin tonë.
Nëse drejtuesit e Dinamo Zagreb binden dhe i marrin në gjirin e tyre “binomin” në fjalë, ky do të rezultonte hap i madh në karrierë për talentet nga Malësia e Madhe.
Poll
