Ilir Dobjani me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Skënderbeut. Burime për “Newsport.al” raportojnë se drejtuesit e klubit korçar janë të kënaqur me performancat e 25-vjeçarit.
Dhe pikërisht për këtë arsye, Dobjani me shumë mundësi që do të qëndrojë i veshur “bardhekuq” edhe këtë sezon në Superiore. Ai ishte një nga pikat kyçe të ekipit, edhe pse u afrua në janar.
Dobjani erdhi nga Vushtrria te Skënderbeu si transferim “urgjent” pas dëmtimit të portierit Marco Alia. Ai mori pjesë në 13 ndeshje, duke mos pësuar gol në 9 prej tyre. Ndërsa në këtë ecuri fantastike, ai ia doli që të mbante portën e paprekur në 8 sfida radhazi.
Pritjet e tij kanë qenë vendimtare në rikthimin e korçarëve në elitë, duke bërë që mos të ndihet mungesa e gardianit Marco Alia, pasi dëmtimi i tij ngjalli jo pak panik në klubin e Skënderbeut.
Kontrata e Dobjanit është e vlefshme deri në verën e ardhshme, ndërsa palët duan që t’i qëndrojnë korrekt kësaj marrëveshje, duke vazhduar bashkëpunimin.
Kujtojmë që 25-vjeçari ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian, në sezonin 2024/2025. Madje, po me rrogozhinasit, portieri Dobjani ia ka dalë që të fitojë Kupën e Shqipërisë në vitin 2024 dhe Superkupën në vitin 2025.
