Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nga vendi i 3-të te titulli kampion, ndjesi e pashpjegueshme”, presidenti Demrozi pas suksesit të Egnatias: Ju premtoj që ky ekip do të jetë në grupet e Evropës

Shkruar nga NEWSPORT
“Nga vendi i 3-të te titulli kampion, ndjesi e pashpjegueshme”,
Agim Demrozi

Egnatia ka triumfuar përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për Final Four të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të rrogozhinasve.

Këta të fundit që u shpallën kampionë në “Abissnet Superiore”, për herë të 3-të radhazi. Pas këtij dueli ka folur edhe presidenti i klubit të Egnatias, Agim Demrozi.

“Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit. U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës. Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”, tha Demrozi.

 

Poll

Lexo gjithashtu