Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“A di ai sa zhgënjim e dhimbje na ka shkaktuar?!” Tifozët “shpërthejnë” kundër klubit të Vllaznisë pas rinovimit me Edi Martinin

Shkruar nga NEWSPORT
“A di ai sa zhgënjim e dhimbje na ka shkaktuar?!” Tifozët
Tifozët e Vllaznisë dhe Edi Martini

Klubi i Vllaznisë, para disa minutash njoftoi në rrjetet sociale se kanë rinovuar edhe për 2 vite të tjera me trajnerin Edi Martini. Edhe pse kuqeblutë nuk ia dolën të shpallen kampion, pavarësisht se ishin shumë pranë, sërish drejtuesit besojnë të vizioni dhe idetë e trajnerit Martinit.

Në postimin e Vllaznisë, nuk kanë munguar reagimet e ashpëra për këtë zgjedhje, duke shprehur hapur pakënaqësitë. “Vendim i gabuar”, shkruan një komentues, ndërsa “dhimbja” prek më shumë një tjetër tifozë të Vllaznisë:

“Po të pyesësh tifozët, nuk do ishin dakord. Martini duhet të japi një shpjegim publik si i humbi ndeshjet e fundit dhe a di ai sa zhgënjim e dhimbje na ka shkaktuar neve tifozëve”.      

“A di ai sa zhgënjim e dhimbje na ka shkaktuar?!” Tifozët
Reagimi i ashpër nga tifozët e Vllaznisë kundër rinovimit të Edi Martinit

 

Poll

Lexo gjithashtu