Ersildjo Asllanaj është futbollisti më i ri i Vorës. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Apoloninë pas rënies në Kategorinë e Dytë, për të nisur një të re në Superiore.
Në 33 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, Asllanaj ishte titullar fiks, madje gjeti edhe në dy raste rrugën e rrjetës. Para se të transferohej te Apolonia, mbrojtësi 24-vjeçar ka qenë pjesë e Albpetrol.
NJOFTIMI I FK VORA:
Futboll Klub Vora ka kenaqesinë të njoftojë arritjen e marreveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj. Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vores për sezonin e ri.
Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër. Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës
