Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Rruga e të drejtëve është të largohen nga e keqja", mesfushori i Vllaznisë "s'bën prapa" pas sherrit me trajnerin: Më mirë të jesh...

Shkruar nga NEWSPORT
"Rruga e të drejtëve është të largohen nga e
Andrey Yago dhe trajneri Edi Martini

Mëngjesi i kësaj të hëne u përfshi nga zhurma që shkaktoi përplasja mes trajnerit Edi Martini dhe mesfushorit Andrey Yago. 

Bëhet fjalë për një sjellje aspak sportive të teknikut shkodran, i cili ka vepruar në mënyrë të turpshme duke pështyrë drejt brazilianit. 

Ky i fundit ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale përmes një postimi që lë shumë nënkuptime, të cilat mund të komentohen si "ironi" të adresuara ndaj Martinit. 

Në "Instastory", Yago publikon fjalinë të ngjyrosur me bojë të verdhë nga një proverbë që i përket librit të shenjtë, Biblës, aty ku shkruhet:

"16 Sa më mirë është të fitosh urtësi sesa ar! Dhe të fitosh mençuri është më e dëshirueshme se argjendi.

17 Rruga e të drejtëve është të largohen nga e keqja; ai që ruan rrugën e tij, ruan shpirtin e vet.

18 Krenaria vjen përpara shkatërrimit, dhe një frymë mendjemadhësie përpara rënies.

19 Më mirë të jesh me shpirt të përulur mes të përulurve, sesa të ndash plaçkën e fituesit me krenarë."

"Rruga e të drejtëve është të largohen nga e
Postimi i Andrey Yago, mesfushori i Vllaznisë

 

Poll

Lexo gjithashtu