Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Operacioni “fshesa” te PSG, tre largime të sigurta nga kampionët e Evropës

Shkruar nga NEWSPORT
Operacioni “fshesa” te PSG, tre largime të sigurta nga
PSG

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, tre futbollistë të Paris Saint-Germain mund të largohen gjatë afatit kalimtar veror.

Gonçalo Ramos po shqyrton mundësi të reja për të siguruar më shumë minuta aktivizimi, ndërsa e ardhmja e tij në Paris mbetet e pasigurt. Për potugezin ka interesime nga Serie A dhe Premier League.

Kang-in Lee është gjithashtu kandidat për largim, pasi kishte interes konkret nga Atlético Madrid që në merkaton e janarit.

Ndërkohë, portieri francez Lucas Chevalier dëshiron të luajë rregullisht dhe situata e tij po vlerësohet nga drejtuesit e klubit.

PSG pritet të marrë vendime të rëndësishme në javët e ardhshme, teksa klubi po planifikon ndryshime në skuadër për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu