Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Largimi i Orges Shehit nga Tirana jo nga “hiçi”, shkak u bënë ish-trajnerët Bordin e Nuhiu

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Largimi i Orges Shehit nga Tirana jo nga “hiçi”,
Fotomontazh/ Ardian Nuhiu, Orges Shehi & Roberto Bordin

Orges Shehi e mbylli me Tiranën në fund të sezonit që lamë pas, duke surprizuar jo pak. Tekniku 48-vjeçar u ribashkua me “bardheblutë” për të arritur objektivin mbijetesë, në të cilin pati sukses, madje duke iu afruar shumë edhe Partizanit të vendin të 5-të.

Mirëpo, “divorci” erdhi pas përfundimit të sezonit. Burime për “Newsport.al” raportojnë se kjo ndarje e papritur nuk ka ardhur për hiçgjë. Mësohet se pavarësisht se këtë gjatë sezonit 2025/2026, Orges Shehi ishte trajneri që e njihte më shumë futbollin shqiptar, gjë që rrit probabilitetin për të bërë mirë, ai nuk është vlerësuar sa duhet nga drejtuesit e Tiranës.

Mësohet se Shehi ka pasur kontratën më pak fitimprurëse, krahasuar me ish-timonierët “bardheblu”. Pra, paga e 48-vjeçarit ka qenë më e vogël se ajo e Roberto Bordin apo Ardian Nuhiut, me të dy këta që u bënë “kokë turku” pas rezultateve zhgënjyese.

Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që “detyroi” Shehin të largohej nga Tirana. Kujtojmë që trajneri durrsak ka firmosur me Prishtinën në Superligën e Kosovës, një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e 2027-ës. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu