Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Divorc” i pashmangshëm te Tirana, mbrojtësi NJOFTON largimin nga bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Divorc” i pashmangshëm te Tirana, mbrojtësi
Edison Kola

Edison Kola ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Tiranës për sezonin e ardhshëm 2026/27.

Përmes një postimi të bërë publik në rrjetin e tij social, mbrojtësi është shprehur me mirënjohje për periudhën që kaloi me bardheblutë, duke iu drejtuar me falenderime presidentit, stafit teknik dhe tifozëve për mbështetjen e marrë gjatë kësaj kohe.

25-vjeçarit i përfundonte kontrata në fundin e këtij sezoni dhe mes palëve u vendos që të merrnin drejtime të ndryshme. Përvojat e mëparshme të Kolës janë kryesisht në kampionatin grek, aty ku spikati me skuadrat si Giouchtas, AEL Larisa, OF Ierapetra dhe Ergotelis.   

POSTIMI:

“Ishte një nder i madh të vishja fanellën e këtij klubi historik dhe të përfaqësoja ngjyrat bardheblu. Dua të falenderoj drejtuesit, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët për mbështetjen dhe respektin që më kanë treguar gjatë kohës time këtu. Ju uroj suksese të mëdha në vazhdim.

Me respekt, Edison Kola.”

ZYRTARE/ “Divorc” i pashmangshëm te Tirana, mbrojtësi
 

 

Poll

Lexo gjithashtu