Veton Tusha është futbollisti më i ri i NK Celje. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Dritën e Gjilanit, për të nisur një rrugëtim të ri me fanellën e sllovenëve.
Me klubin e ri, Tusha ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Celje ka shpenzuar 250 mijë euro.
Kujtojmë se 23-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me Vardarin. Më vonë, është aktivizuar me skuadra si Denizlispor, Nieciecza, Ballkani dhe Dinamo City në Superioren e Shqipërisë.
Kujtojmë se NK Celja mund të jetë kundërshtar i Egnatias në turin e dytë të UEFA Champions League. Kjo mund të ndodhë nëse rrogozhinasit mposhtin moldavët e FC Petrocub në fazën e parë kualifikuese.
View this post on Instagram
